Këngëtarja e njohur Nicole Scherzinger ka rrëfyer për revistën Cosmopolitan, ditët e saj më të errëta.  Nicole, ka treguar për adoleshencën e saj në Kentucky, të SHBA-së, sesi I duhej të punonte që të mund të vijonte studimet.

Për të shkuar në kolegj bëja gjithcka. Kam nisur nga dyqanet e kozmetikës e më pas kam kënduar opera në një restorant Italian të quajtur Macaroni Grill” – tregon Nicole.

Advertisement

Por kjo nuk është pjesa më e trishtë e historisë.

Image result for nicole scherzinger

Periudha më e vështirë ka qenë kur duhet të jepja gjakun tim për para. Për ushqim, përdorja paketat e blera të “Pancakes” ku unë duhet të shtoja vetëm ujë sepse mbusheshin thjesht” – tregon 39 vjeçarja.

Pavarësisht vuajtjeve, ajo e adhuron familjen dhe nuk i gjykon aspak për mundësitë e pakta ekonomike.