Mund të themi se pas disa muajsh që jeta e Kim dhe Kanye ishte shumë larg mediave rozë, ata i janë rikthyer rutinës së tyre normale. Të premten, çifti ka vizituar Beyonce-n dhe Jay Z në shtëpinë e tyre në L.A. Edhe pse fëmijët North dhe Saint nuk kanë qenë prezent, arsyeja e vizitës ka qenë ditëlindja e pestë e Blue Ivy-t.

Ky ka qenë një moment pajtimi për të dy çiftet, sepse disa muaj më parë Kanye deklaroi se Beyonce merr pjesë në konkurse vetëm kur ajo e di që do të fitojë. Gjithashtu Kim kishte një hatërmbetje me Jay Z duke qenë se ky i fundit nuk e kishte telefonuar pas incidentit në Francë.

Advertisement

Megjithatë, ata i kanë lënë pas këto hatërmbetje dhe janë pajtuar në festën e vogëlushes së Beyonce dhe Jay Z.