Home Celeb Ditë zie për Netflix, ndahet nga jeta aktori i “House of Cards” (Foto)

Ditë zie për Netflix, ndahet nga jeta aktori i “House of Cards” (Foto)

0
Ditë zie për Netflix, ndahet nga jeta aktori i “House of Cards” (Foto)

Sot është një ditë zie për kompaninë më të madhe të serialeve në internet, Netflix.

Aktori i House of Cards, Reg E. Cathey ka vdekur në moshën 59 vjeçare. Sipas TMZ besohet se aktori vuante nga kanceri në mushkëri. Cathey vdiq në New York i rrethuar nga miqtë dhe familjarët e tij. Ai njihej për rolin e tij si Freddy në serialin “House of Cards”.

Në një deklaratë kompania Netflix thanë: “Jemi të pikëlluar për vdekjen e mikut dhe kolegut tonë të House of Cards, Reg E. Cathey”.

Reg njihej gjithashtu edhe për rolin e tij në 23 episodet e “The Wire” si Norman Wilson, një këshilltar i Thomas Carcetti.