Ditë të këqija për ‘Hollywood’, ndërron jetë një tjetër aktor i ‘Beverly Hills 90210’

Aktori i njohur i serialit ‘Beverly Hills 90210’, Jed Alled, ka ndërruar jetë ditën e djeshme në moshën 84-vjeçare. Lajmin e trishtë e dha djali i tij në një postim në ‘Facebook’. “Më vjen shumë keq të publikoj lajmin e vdekjes së babait tim këtë mbrëmje. Ai vdiq në mënyrë paqësore dhe ishte i rrethuar nga familja e tij dhe të gjithë ne e donim shumë”, ka shkruar Rick Brown. Jed ishte i njohur për rolin e tij në serialin e njohur dhe ish-kolegët e tij i kanë dedikuar disa fjalë nëpërmjet fotove në rrjete sociale. Allan ka luajtur po ashtu edhe në telenovelën e njohur të viteve ’80 dhe ’90, “Santa Barbara”, në rolin e C.C. Capwell.

/RevistaWho/

Advertisement