Dhuratat e shtrenjta nuk mjaftojnë, Adelina Tahiri po përgatit një surprizë për të birin

Kohët e fundit, këngëtarja, Adelina Tahiri është komentuar shumë në mediat rozë.

Më së shumti është komentuar për martesën e papritur me biznesmenin maqedonas, më pas për fotot që postonte duke i mbuluar fytyrën partnerit, dhe tani po komentohet për shtatzëninë, ku sigurisht nuk mungojnë fotot me entuziasmin dhe blerjet e shumta të këngëtares për vete dhe bebin.

Advertisement

Mgjithatë, dhuratën më të madhe për të birin ajo është duke e përgatitur tani.

Sipas “Prive”, Adelina është duke punuar për një këngë që do jetë një dedikim për të birin. Mësohet se në këtë këngë ajo do tregojë gjithë ndjesitë që ka përjetuar gjatë këtyre muajve.