Këngëtarja e njohur nga Shkupi, Adelina Tahiri është në muajin e 5-të të shtatzënisë.

E si për t’ia bërë këtë pritje edhe më të ëmbël, bashkëshorti i saj, Serjova Markov një ndër avokatët më të pasur në Maqedoni, siç duket këtë periudhë shtatzënie po e mban Adelinën si një princeshë.

Advertisement

Këngëtarja ka treguar në Instastory, makinën e saj të sapoblerë me një fjongo blu në mes, çfarë do të thotë që është dhuratë. Një Mercedez-Benz i bardhë është dhurata e avokatit për Adelinën. E kush nuk do e ëndërronte një makinë të tillë?