Dhuna në derbi, Tirana dënohet me 8 ndeshje pa spektatorë, gjobitet Partizani

Incidentet e shënuara në ndeshjen Tirana-Partizani janë shoqëruar me dënime të vendosura nga Komisioni i Disiplinës pranë Federatës Shqiptare të Futbollit. Mësohet se dënimet më të ashpra i ka marrë klubi i Tiranës që ishte edhe organizatori i këtij takimi. Konkretisht, klubi i Tiranës është dënuar të luajë me 8 ndeshje pa tifozë si brenda dhe jashtë fushës së tyre, ndërsa zyrtari i klubit Devi Muka, është pezulluar me 10 ndeshje për sherrin me drejtorin e Përgjithshëm të Partizanit, Dritan Dërvishin. Gjithashtu, Sajmir Shehri është dënuar me gjobë për sjellje ofenduese gjatë prezencës në stadium. Nga ana tjetër, të kuqtë e Partizanit, janë gjobitur me 200 mijë lekë për sjellje të gabuar të tifozëve. Zyrtari i këtij klubi, Amarildo Dajlani, është pezulluar me 10 javë.

Advertisement