Një tjetër rekord në historinë e Rusisë…
Dhjetori shënoi rekordin si muaji me më pak diell që ka parë ndonjëherë më parë Moska. Kështu shprehet ekspertët rusë të motit, sipas të cilëve, “dielli nuk doli qoftë edhe një herë të vetme përgjatë gjithë muajit”.
Stacioni meteorologjik i Universitetit Shtetëror të Moskës njoftoi se për të gjithë dhjetorin, dielli në qiellin e Moskës u shfaq vetëm për gjashtë ose shtatë minuta.
Deri tani rekordin si muaji më i errët i Moskës e mban dhjetori i vitit 2000, kur u rezgjistruan vetëm 3 orë kohë me diell.
Dimri rus njihet botërisht si ndër më ftohtët, por këtë javë në lindjen e largët të Rusisë, u shënuan temperatura ekstreme, deri në -60 gradë Celcius.
Megjithatë, në Moskë aktualisht temperaturat janë -7 gradë Celcius.