Aktori dhe moderatori i njohur Devis Muka ka bërë një dedikim shumë të ndjerë për partneren e tij në rrjetet sociale.

Partnerja e tij sot feston ditëlindjen dhe Devisi i ka bërë një urim të veçantë.

Advertisement

Ai ka postuar një foto me të dhe bashkangjitur shkruan:
“Sot lindi femra e jetës sime. Sot lindi njeriu që më fali dashuri dhe më dhuroi jetën e dytë, vajzën time. Nuk dua të jem gjëja më e bukur e jetës tënde. Do të doja të isha gjëja që ti do të zgjidhje prap përveç gjërave të bukura që ke. Nuk është e vërtetë që nuk mund të jetohet pa femra. E vërteta është se pa femër është mjësoj sikur nuk ke jetuar. Ah se harrova se kam qenë shumë i zënë por nuk është kurrë vonë për të të thënë të dua”.

E cila vajzë nuk do të gëzohej nga një dedikim i tillë në një ditë kaq speciale.