Këshilli i Sigurimit të OKB-së ra dakord të dielën për një rezolutë rreth dërgimit të vëzhguesve në Alepo për të mbikëqyrur evakuimin dhe ndihmën humanitare. Projektrezoluta do të votohet sot.

Ambasadori francez François Delattre bëri të ditur se të 15 vendet kishin arritur një mirëkuptim lidhur me një projektrezolutë, për të cilin kolegu i tij rus Vitali Çurkin, i cili më parë ishte shprehur se do të vendoste veton ndaj propozimit francez pë ndihmën humanitare.

Advertisement

Projektrezoluta e Francës, për të cilën u mblodh të dielën Këshilli i Sigurimit të OKB-së, propozonte ridislokimin në Alepo të personelit humanitar të OKB-së, tashmë e pranishme në Siri për një mbikëqyrje të duhur dhe asnjëanëse si dhe një vëzhgim të drejtpërdrejtë të evakuimit të banorëve të pjesëve të rrethuara të Alepos, për të kontrolluar zbatimin e armëpushimit dhe për të verifikuar hyrjen e ndihmës humanitare. Paris propozoi gjithashtu dëgimin e personelit shtesë dhe i kërkoi Sirisë të autorizojë hyrjen e këtyre vëzhguesve.