Detajet e vdekjes së 13-vjeçares në Tiranë

<strong>Të enjten mbrëma, një ngjarje e rëndë ka ndodhur në rrugën “Niko Avrami” në Tiranë, ku një 13-vjeçare është gjetur e vrarë në banesën e shtëpisë.</strong>

Dyshimet e para të policisë bien mbi nënën e vajzës, e cila nuk ka qenë në banesë kur bashkëshorti ka gjetur trupin. Ajo ka qenë konfuze gjatë marrjes në pyetje, aspak bindëse, gjë që ka rritur më shumë dyshimet.

E mitura u qëllua me armë në pjesën e barkut dhe nuk mundi të mbijetojë.

Policia bën me dije se e mitura dyshohet se është vetëvrarë në banesë me armën e gjahut të të atit. Xhevat Brahaj sapo kishte hyrë në banesë, kishte parë përtokë vajzën e tij të mbuluar në gjak. Pavarësisht tentativës së mjekëve për ta shpëtuar, e mitura K. Brahaj, nuk mundi të mbijetonte.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.