Menduat se pasi theu rekordin global të klikimeve kënga “Despacito” do të zbehej?
Mesa duket e keni menduar gabim. “Despacito” është kënduar e përshtatur në shumë versione dhe gjuhë të ndryshme në botë, edhe në shqip. Por këtë herë kjo këngë ka ardhur në një version mjaft të veçantë, me çifteli.
Në dukje një këngë shumë e largët me tingullin e çiftelisë, Fatmir Makolli ka arritur ta sjellë muzikën e hitit botëror me anë të instrumentit të tij të preferuar. Madje çiftelisë i janë bashkuar në video edhe veshjet tradicionale shqiptare, ndormalisht të modifikuara.
“Përshëndetje për të gjithë adhuruesit e çiftelisë, përmes kësaj vepre (instrumental) e punuar në versionin shqip çiftelinë do ta njohë e tërë bota, ndërsa ne shqiptarët do të mburremi me të”, ka shkruar instrumentalisti Fatmir Makolli.
Versionet e “Despacito”-s nuk paskan për të shteruar dhe për disa kohe…