“Zhurma” e madhe që u krijua ditët e fundit lidhur me skandalin e abuzimeve seksuale në Hollywood, duket se i ka dhënë forcë grave dhe vajzave në fusha të ndryshme që të mos heshtin më.

E fundit që ka treguar eksperiencën e saj të abuzimit seksual ka qenë aktorja Blake Lively. Por, ndryshe nga rasti i vajzave të abuzuara nga regjisori, Harvey Winstein, Lively e ka denoncuar menjëherë ngacmimin seksual nga një grimier në ambientet e xhirimit të një filmi.

“Ai ishte duke bërë gjatë gjithë kohës gjëra të papërshtatshme, instistonte që të më vinte shkëlqyesin e buzëve me gishtat e tij. Një natë isha duke fjetur dhe kur zgjova, e gjeta duke më filmuar. Isha e veshur por ishte diçka me të vërtetë e tmerrshme. Pasi u ankova për 3 muaj, producentët më thërritën. Unë mendova se më në fund do të bënin diçka për këtë mashkull që tentonte të më prekte çdo ditë. Por jo, tema e bisedës ishte se qeni im kishte bërë jashqitje në dhomën e veshjeve dhe dikujt i ishte dashur ta pastronte.”- është shprehur aktorja për “Times”.

Blake më vonë iu drejtua avokatit të saj dhe pas një hetimi makeup artisti u pushua nga puna. “Është e rëndësishme që mbi ngjarje të tilla të ketë kryengritje.”,- ka përfunduar aktorja duke u shprehur se situata të tilla nuk duhet t’ ndodhin askujt.