“Despacito” nuk ka të ndalur! Vazhdon të thyej rekorde

Ndoshta për shumë persona kënga “Despacito” është kthyer në “acarim” nervash pasi vazhdon të dëgjohet ende kudo, por ajo vazhdon të thyejë rekorde njëra pas tjetrës.

Hiti i portorikanëve Luis Fonsi dhe Daddy Yankee ka lënë pas shumë emra të mëdhenj të muzikës, për numrin e madh të klikimeve në Youtube.

Advertisement
“Despacito” arriti numrin e 5 miliardë klikimeve në kanalin e Youtube, duke u bërë kënga me më shumë shikime e të gjitha kohërave në kanalin e famshëm të videove. Por nuk mbaron këtu, ajo është kënga më e shitur dhe më e parë në streaming, ku qëndron dhe kënga më e dëgjuar.

Në klasifikimin e klikimeve në Youtube, “Despacito” ka lënë pas “See You Again” e Wiz Khalifa dhe Charlie Puth që ka marrë 3.49 miliardë shikime, ndërsa në vendin e tretë është “Shape of You” e Ed Sheeran me 3.41 miliardë klikime.