Pas pjesëmarrjes së saj në koncertin e Alban Skënderaj, “Hapësira e një ëndrre”, Miriam Cani na ngroh sërish zemrat…

Pas këtij eventi të sukseshëm, përmes një statusi në rrjetin e saj social Instagram, i ka dedikuar bashkëshortit të saj një mesazh tepër emocinues.

Advertisement

“Te them qe jam krenare per ty eshte pak.
Te them qe te dua shume eshte akoma dhe me pak.
Si çdo here, edhe kesaj rradhe ti vendose nje standart te ri ne muzike.
Muzika dhe shpiri yte meritojne boten dhe besoj fort qe Zoti do ndriçoj cdo hap te rruges tende?
Ti je pasuri shpirterore e cdokujt qe te ka ne jete.
Mua do me kesh gjithmone prane si energji e pashtershme deri ne frymarrjen e fundit.”, shkruan Miriam krahas videos shkëputur nga nata finale e koncertit.