Demi Lovato shtrohet në spital nga mbidoza e heroinës, gjithë yjet e famshëm në mbështetje të saj

Këngëtarja Demi Lovato është shtruar me urgjencë në spital, pasi mori mbidozë heroine.

Raportohet se stafi mjekësor ka gjetur këngëtaren në gjendje të pavetëdijshme në një shtëpi në “Hollywood Hills”.

Advertisement

Sipas mediave amerikane, gjendja e saj është e qëndrueshme. 25-vjeçarja është e vetëdijshme dhe frymëmarrja e saj është mirë.

Zëdhënësi i saj tha: “Demi është e vetëdijshme dhe familjarët duan të shprehin falënderimet për të gjithë ata persona që u lutën dhe ofruan mbështetje”.

Pasi lajmi u bë publik, emra të njohur dolën në mbështetje të këngëtares duke u lutur për shëndetin e saj, gjë që solli edhe hashtag-un #PrayForDemi (Lutuni për Demi-n).

“E dashur Demi, je një fuqi për t’u marrë në konsideratë dhe më e fortë se ç’mendon. Jemi të gjithë këtu për ty.” — DUA LIPA

“Të dua Demi.” – Ariana Grande

“E dua Demi Lovaton kaq shumë. Më thyhet zemra që ajo po kalon një situatë të tillë. Është një dritë në këtë botë dhe po dërgoj dashurinë time tek ajo dhe familjarët e saj.” – Ellen DeGeneres

“Duke i dërguar shumë dashuri Demit. Ky është një moment delikat dhe duhet respektuar. Ajo çka duhet të bëjmë është t’i urojmë më të mirën dhe dashuri. Varësia nuk është e thjeshtë, as e lehtë. Je shumë e dashur nga të të gjithë , do e luftosh k♪7t♪7 siç ke bërë më parë.” -Kehlani

“Demi, e di që je një grua e fortë. Të dua shumë dhe shpresoj që të bëhesh më mirë.” – Shawn Mendes

“Ne të gjithë duhet t’i mbështjellim krahët e dashurisë rreth Demi Lovato-s. Jam shumë e lumtur që je gjallë. Faleminderit, Zot. Nëse i njoh përbindëshat e mi aq shumë sa besoj, ne të gjithë të dëshirojmë paqe të brendshme. #KamBesimTekDemi. Të dua.” – Lady Gaga

“Si të gjithë ju më ra në vesh lajmi për Demi-n. Të gjithë e duam dhe duhet të lutemi për të që jetë mirë. Ajo është një luftëtare.” – Nick Jonas

“Po lutem për ty me gjithçka timen. Të duam kaq shumë.” – Bebe Rexha

“Të duam Demi. Po mendoj për ty, për familjen tënde, për ndjekësit dhe për miqtë. Lutemi për ty.” – Kesha