Del autopsia për vdekjen e Dj Avicii-t

Bota e muzikës u trondit të premten nga ndarja e papritur nga jeta e Dj të njohur Avicii, në moshën 28 vjeçare.

Më në fund kanë dalë edhe rezultatet e autopsisë për Tim Bergling, i njohur si Avicii. Dy autopsitë e kryera konfirmuan se nuk ka dyshim për vrasje. Pas përfundimit të autopsive, trupi i Avicci-t do të kthehet në Suedi këtë javë për të qenë pranë familjes së tij.

Advertisement

Nga ana tjetër mediat shkruan se 28 vjeçari kishte probleme shëndetësore pas heqjes së apendesitit. Dj është treguar transparent me çështjet e tij shëndetësore në të kaluarën, ku është bërë e ditur se vuante nga pankreasi akut për shkak të teprimit me pijet alkoolike.

Ndërkohë që familja e Dj-t është e shkatërruar nga humbja e tij, vëllai është nisur drejt Oman (vendit ku Avicii u gjet i vdekur) për të kërkuar përgjigje pse Avicii vdiq.