Elvana Gjata feston sot datëlindjen dhe fansat nuk kanë qenë të vetmit që e kanë uruar këngëtaren në rrjet. Menaxheri dhe njëkohësisht një ndër miqtë e saj të ngushtë është kujdesur t’i dedikojë fjalët më të ngrohta Elvanës.
Andy Gramm ka postuar një foto të këngëtares në Instagram, ndërsa ka shprehur dhe një herë konsideratat që ka për të si mike dhe artiste. “Si shoqe, si artiste, si njeri, je e rrallë…Shumë urime për ty dhe forcën tënde të pafundme”, ka shkruar Andy, duke vënë në dukje raportin mes miqsh që i ka rezistuar kohës.
Andy ka qenë mbështetja e Elvanës që në hapat e parë të karrierës, e një lidhje kaq e ngushtë vazhdon të ruhet ende nga të dy. Redaksia e NRG dhe “News31.al”dhe gjen rastin t’i urojë këngëtares GËZUAR DATËLINDJEN! /
/News31.al/