Këta janë filmat që triumfuan në BAFTA Awards 2020

Në ceremoninë e rëndësishme të ndarjes së çmimeve British Academy Film Awards, ishin disa filma, aktorë dhe regjisorë që triumfuan duke rrëmbyer disa çmime BIG nga “Filmi më i mirë” tek “Regjia më e mirë”, etj.

Listën e kryeson filmi “1917”, një histori mbresëlënëse mbi Luftën e Parë Botërore dhe gjithë ngjarjet e jashtëzakonshme ku vendosen dy ushtarë britanikë, si protagonistë të këtij prodhimi kinematografik. Ky film që mban regjinë e Sam Mendes, “rrëmbeu” edhe kategoritë e tjera të çmimeve si “Filmi më i mirë”, “Filmi më i mirë britanik”, “Regjia më të mirë” dhe “Kinematografia më të mirë”.

Pas tij, renditet “Joker” me aktorin dhe lojën e tij fantastike, Joaquin Phoenix! Filmi mori tre çmime të mëdha gjatë ceremonisë së “BAFTA”-s! Ndërsa, Renée Zellweger u vlerësua si “Aktorja më e mirë”.

Kjo është lista e plotë e fituesve të “BAFTA Awards” 2020:

Filmi më i mirë

“1917”

Filmi më i mirë britanik

“1917”

Regjisori më i mirë
Sam Mendes “1917”

Aktorja më e mirë

Renée Zellweger (“Judy”)

Aktori më i mirë
Joaquin Phoenix (“Joker”)

Aktorja më e mirë në rol dytësor

Laura Dern (“Marriage Story”)

Skenari më i mirë i përshtatur
Taika Waititi (“Jojo Rabbit”)

Skenari më i mirë origjinal

Han Jin Won, Bong Joon-ho (“Parasite”)

Kompozimi më i mirë muzikor

Hildur Gunadóttir (“Joker”)

Kinematografia 

Roger Deakins (“1917”)

Filmi më i mirë i animuar
Sergio Pablos, Jinko Gotoh (“Klaus”)

Kasti më i mirë i aktorëve

Shayna Markowtz (“Joker”)

/RevistaClass/