David Bowie thyen rekordin e Adele

Një ditë pas vdekjes së David Bowie (10 janar), videoklipet e tij morën rreth 51 milionë klikime brenda 24 orëve, duke thyer rekordin që më parë e mbante Adele.

Kënga që mori më shumë klikime, 11 milionë, ishte Lazarus, “single” i dytë nga albumi i tij i 26 në studio me titull “Blackstar”, album që doli në treg vetëm disa ditë para ndarjes nga jeta të këngëtarit britanik.

Advertisement

Kënga hapet me fjalët “Shiko lart, jam në Parajsë/ Kam plagë që nuk mund të shihen” dhe është interpretuar si një lamtumirë që Bowie i jepte fansave pas një beteje të heshtur 18-mujore me kancerin.

Vizitat në Vevo për David Bowie u rritën me 5 198% në 11 janar 2016, në krahasim me mesataren e vizitave që merrte një javë para vdekjes.

Adele kishte arritur të tërhiqte 36 milionë klikime në 24 orë ditën që publikoi këngën e saj “Hello” (23 tetor 2015).