Sean Penn, nervoz pas arrestimit të “El Chapos”

Që prej arrestimit të lordit meksikan të drogës “El Chapo”, aktori Sean Penn ndodhet në qendër të vëmendjes pasi ishte ai që intervistoi një nga kriminelët më famëkeq meksikan, por jo vetëm.

Deri tani aktori ka qëndruar i heshtur mbi këtë temë, ndërsa së fundi është parë në Santa Monica. Sean Penn dukej në siklet, megjithëse përpiqej të bënte humor, por qëndronte i vrenjtur.

Advertisement

55-vjeçari mbate veshur një kostum të shtrenjtë, ndërsa në dorë kishte një cigare, mjaft e kuptueshme duke pasur parasysh situatën aspak të favorshme tani për të.

Takimi sekret mes aktorit Sean Penn dhe bosit më të kërkuar të drogës, Joaquin “El Chapo” Guzman, ishte vital në kapjen e këtij të fundit. Kjo është bërë e ditur edhe nga autoritetet meksikane.

Intervista, që aktori dhe regjisori i njohur hollivudian realizoi me baronin e drogës, u publikua në faqen online të revistës “Rolling Stone”. Tre muaj pas arratisjes spektakolare nga burgu, Joaquin Guzman pranoi takimin ballë për ballë me Sean Pennin, në një rajon malor të Meksikës të mbuluar nga bimësia.