David Bekham dhe Bella Hadid në stadium bashkë. Ku është Victoria? (Foto)

David dhe Victoria Beckham janë një nga çiftet më afatgjatë të botës së showbizit ndërkombëtar dhe duket se marrëdhënia e tyre është mjaft e fortë.

Megjithatë, fotot e shkrepura gjatë ndeshjes së Paris Saint-Germain dhe Real Madridit këtë të martë mund ti hapin probleme çiftit, pasi kjo ndeshje ka bërë bashkë yllin e futbollit, David Beckham dhe supermodelen, Bella Hadid.

Advertisement

Ata janë fotografuar së bashku në stadium dhe duket qartë se vëmendja e tyre nuk ishte aspak tek loja por tek njëri-tjetri. Sipas mediave të huaja David e kishte të pamundur të fshihte kënaqësinë që pranë tij ndodhej një vajzë e bukur si Bella Hadid.

Kujtojmë faktin se Victoria është mjaft xheloze për David, dhe këtë e ka shprehur në mjaft raste. Si mund të reagojë ikona e modës pasi të shohi këto foto?