Një super Elvana, përkrah një super mashkulli… vendndodhja?! (Foto)

Këngët e minialbumit më të fundit “3” të Elvana Gjatës, duket se po kthehen në himn për shumë njerëz.

Menjëherë pasi publikoi këngët Elvana është nisur sërish drejtë Shtevete të Bashkuara për të vazhduar karrierën e saj jashtë Shqipërisë. Ditët e fundit këngëtarja po realizon një tjetër super set fotografik dhe krah saj është dhe një nga miqtë më të mirë, Fashion Designer-i i njohur, Valdrin Sahiti. Këtë e ka treguar vetë Elvana nëpërmjet një postimi në Instagram, ku shfaqen së bashku në një rrugë të qytetit. Deri këtu çdo gjë në rregull, por prisni pak… pasi e pamë me vëmendje sfondin prapa, vumë re se nuk ndodhen në SHBA, pasi taksia pas tyre duket si ato të Spanjës.

Advertisement

Ndoshta dy miqtë e ngushtë kanë zgjedhur Barcelonën për të realizuar setin e rradhës fotografik. Gjithësesi nuk na mbetet gjë tjetër veçse të presim derisa Elvana të publikojë fotot dhe ta vërtetojmë se ku ndodhen vërtetë ata të dy.

Duhet ta pranojmë që Elvana duket shumë bukur dhe që shkëlqen kudo që shkel.