Dasma më e përfolur e vitit nuk është ajo e Meghan dhe Princ Harry

Dasma më e përfolur e vitit deri para pak ditësh mbetej ajo e Meghan Markle dhe Princ Harry-t. Por më datën 1 shtator u mbajt në Siçili dasma e blogeres së famshme Chiara Ferragni dhe reperit Fedez.

Pritshmëritë për këtë dasmë ishin të larta dhe në fakt nuk zhgënjeu askënd. Dasma e çiftit të njohur si “Ferragnez” ishte një dasmë përrallore që i tejkaloi pritshmëritë e të gjithëve. Duke filluar nga pritja madhështore e një dite para dasmës, transporti i të ftuarve me avion privat, dekori, fustanet, argëtim në një luna-park dhe çdo gjë tjetër bënë që kjo dasmë të ishte më e diskutuar edhe se ajo e Meghan dhe Harry-t dhe interesi për fustanet e Chiara-s ishte më i madh se ai për fustanet e Meghan.

Advertisement

Sipas “Daily Mail”, Ferragni i ka shtuar shtëpisë së modës “Dior” rreth 5.2 milion dollarë falë influencës që ka pasur vetëm duke veshur fustanet, të cilat i ka postuar vazhdimisht në llogarinë e saj të Instagram-it.

Përveç Dior-it, falë hashtagut #TheFerragnez, Prada dhe Lancome kanë fituar gjithashtu miliona dollarë.