Vetëm dy ditë na ndajnë nga martesa e Meghan Markle dhe Princ Harry-t, dhe dita ditës zbulojmë nga një detaj të ri…

Elton John do të këndojë në dasmën e Harry dhe Meghan Markle, pikërisht 21 vite pasi ka kënduar në funeralin e Princeshë Dianës. Lajmi është bërë i ditur nga sajti TMZ. Nuk është e qartë nëse do të këndojë gjatë ceremonisë në kishë apo gjatë pritjes, por do të jetë atje.

Advertisement

Elton John ishte edhe në dasmën e vëllait të madh të Harry, princit William me Kate Middleton, por në atë rast, nuk kishte kënduar.

Por, këtë radhë, do ta bëjë këtë… “Nëna ime është me ne në këtë udhëtim”, kishte thënë princ Harry pas fejesës zyrtare me Meghan. Dhe prania e sër Elton, mik i madh i Dianës, është prova se sa i pranishëm është kujtimi i të ëmës për dhëndrin e ri.

Ceremonia e dasmës së Harry dhe Meghan do të mbahet në Kështjellën Windsdor në Britani, më datë 19 të këtij muaji.