Çifti fitues i “Big brother “ Danieli dhe Fotinia kishin planifikuar një dasëm të madhe që pritej të realizohëj tani, në muajin nëntor.

Ndërkohë, disa ditë më parë u përfol për anulim të dasmës, duke u aluduar se ata po kalonin një krizë në marrëdhënien e tyre. Por, pas këtyre fjalëve nuk ka munguar dhe reagimi i çiftit në fjalë, të cilët kanë njoftuar se dasma nuk është anuluar, por është shtyrë. Nëpërmjet një postimi në Instagram ata shkruajnë se nuk i kanë marrë ende paratë e fituara nga “Big Brother”, dhe me të ardhurat e tyre e kanë të pamundur të realizojnë dasmën që ëndërrojnë. Për këtë arsye dasma do të shtyhet, ndoshta për në pranverë.

Advertisement

“Nisur nga postimet ne rrjetet socjale duam tju bejm me dije..Per kenaqesine tone, per kenaqesine e familjareve tane qe nuk munden te ishin pjese si dhe me kenaqesine e pjesemarrjes tuaj, ne vendosem te organizonim dasmen tone te madhe ne muajin nentor. Pavaresisht impenjimit tone gjate ketyre tre muajve per planifikimin dhe organizimin e nje eventi sic e kemi enderruar, ndjejme detyrimin t’ju njoftojme sot se e kemi te pamundur. Sikunder qe ne akoma nuk kemi perfituar vleren e cmimit te madh te Big Brother dhe shpenzimet per nje organizim te tille I tejkalojne mundesite tona aktuale, me shume keqardhje, dasmen nuk mund ta zhvillojme ne daten qe kishim percaktuar. Megjithate kjo nuk na pengon ta enderrojme serisht. Ne jemi ketu, dashuria eshte mes nesh, e kjo mjafton per te rritur familjen tone te re. Mbase lajme te mira do te vijne me ardhjen e luleve te pranverës… Ju duam shume miq!”, thuhet në postimin e tyre në rrjetet sociale.

Nisur nga postimet ne rrjetet socjale duam tju bejm me dije..Per kenaqesine tone, per kenaqesine e familjareve tane qe nuk munden te ishin pjese si dhe me kenaqesine e pjesemarrjes tuaj, ne vendosem te organizonim dasmen tone te madhe ne muajin nentor. Pavaresisht impenjimit tone gjate ketyre tre muajve per planifikimin dhe organizimin e nje eventi sic e kemi enderruar, ndjejme detyrimin t’ju njoftojme sot se e kemi te pamundur. Sikunder qe ne akoma nuk kemi perfituar vleren e cmimit te madh te Big Brother dhe shpenzimet per nje organizim te tille I tejkalojne mundesite tona aktuale, me shume keqardhje, dasmen nuk mund ta zhvillojme ne daten qe kishim percaktuar. Megjithate kjo nuk na pengon ta enderrojme serisht. Ne jemi ketu, dashuria eshte mes nesh, e kjo mjafton per te rritur familjen tone te re. Mbase lajme te mira do te vijne me ardhjen e luleve te pranveres…. Ju duam shume miq!

A post shared by Danjel Fotini Dedndreaj (@la_fo_da) on