Një foto e Dakota Johnson ku duket sikur po sheh vjedhurazi, Angelina Jolie ndërsa Jennifer Anniston prezantonte në Golden Globes, bëri xhiron e internetit që pas asaj mbrëmjeje.

Dhe Johnson i konfirmoi me një të qeshur, Jimmy Fallon kur ai e pyeti mbrëmë, që ajo nuk e mohonte që pikërisht këtë po bënte. “Por të njëjtën gjë po bën gruaja e Armie Hammer-it dhe Elizabeth Chambers”, ka treguar  Johnson në foto. “Ajo po mendon ‘Çfarë po bën ajo?’ Dhe unë po mundohesha të mos bija në sy.”

Advertisement[the_ad id="69159"]

Megjithatë në atë foto ajo nuk po sheh në të vërtetë nga Angelina.

“Sinqerisht, nuk mendoj që po shoh atë, sepse nëse sheh këndin e syve të mi nuk bie mbi të”, sqaroi Dakota.

Po kë po shikonte atëherë?!

“Në fakt isha duke parë kastin e serialit “Stranger Things”, ka thënë Johnson. “Dhe mua më pëlqen “Stranger Things” aq shumë, sa desha t’i dërgoja një mikeshe një foto si ato që i kam aq shumë inat që të bëjnë njerëzit kur je në restorant dhe e bëra atë pamje në Golden Globes para gjithë njerëzve të njohur.”

Johnson e kaloi duke qeshur gjithë intervistën që ishte vërtet argëtuese dhe nuk përmbante vetëm ndodhinë e Golden Globes.