Burime të “El Mundo” raportojnë se futbollisti Cristiano Ronaldo ka pranuar para Agjencisë Tatimore katër vepra fiskale, çka nënkuptojnë 2 vite burg.
Për t’i shpëtuar hekurave, 33-vjeçari ka pajtueshmërinë për të paguar 18.8 milion euro për krimet e kryera. Marrëveshja përkthehet në një zvogëlim të konsiderueshëm të mashtrimit, që Thesari i Shtetit i atribuonte fillimisht atij, 14.7 milionë euro, dhe më në fund e uli atë në 5.7 milionë euro.
Me këtë marrëveshje, së cilës i mungon vetëm firma e drejtorit të ri të Agjencisë Tatimore, Ronaldo mbyll të gjitha problemet e tij fiskale, si nga ana kriminale, edhe administrative. Sigurisht, ka ende një çështje për t’u diskutuar. Cristiano Ronaldo dëshiron që dy vitet burg të zëvendësohen me gjobë, duke mos dashur të ketë një problem të natyrës penale në CV e tij njerëzore dhe profesionale.
Prej muajsh Ronaldo vijonte betejën ligjore me autoritetet fiskale spanjolle, ndërsa tani mund të qetësohet, pasi ka një vendim final që e shpëton nga burgu.