Procedohet penalisht 21-vjeçari që tentoi të qëllonte me vezë Veliajn

Një 21- vjeçar me inicialde O.G është vendosur të procedohet penalisht nga policia pasi tentoi të qëllojë me vezë disa herë kryebashkiakun, Erion Veliaj teksa ky i fundit po futej në hotel Plaza, ku kishte dëgjesën me aktorët për Teatrin Kombëtar.

Incidenti në fjalë ndodhi dje në mesditë, para takimit që kryetari Veliaj pati me artistët për Teatrin. Një grup të rinjsh të FRPD-së hodhën vezë në drejtim të kryetarit.

Advertisement

Asnjëra nga vezët nuk qëlloi në shenjë, ama në të tilla raste gjykohet tentativa kështu që 21-vjeçarit në fjalë i duhet të mbajë përgjegjësi për veprimin e bërë.