Në 24 orët e fundit janë regjistruar 17 raste të reja me koronavirus në Shqipëri, duke çuar në total numrin e të infektuarve në 820.
Ndërkohë, ministria e Shëndetësisë njofton se përveç numri të infektuarve, në 24 orët e fundit është rritur dhe numri i qytetarëve të shtruar në spitale.
Bëhet me dije se në dy spitalet COVID ndodhen 38 të shtruar nga të cilët 8 janë në terapi intensive.
“Siç shihet, ka një rritje të rasteve në 24 orët e fundit, jo vetëm në numrin e rasteve të identifikuara por edhe shtrimet në spital janë shtuar. Në dy spitalet COVID, sot kemi 38 të shtruar nga të cilët 8 janë në terapi intensive.”
Burimi: Opinion.al