Elon Musk habit rrjetin me emrin e të birit të sapolindur

Sipërmarrësi milioner Elon Musk ka tërbuar fansat teksa duket se të birit të sapolindur i ka vënë për emër “X Æ A-12”.

48-vjeçari tha se orët e para të mëngjesit të sotëm ai dhe partnerja Grimes, 32 vjeçe kanë mirëpritur një djalë.

Advertisement

Pyetjes së fansave se si do ta quanin beben e tyre, pas njëfarë hezitimi, ai iu përgjigj: X Æ A-12 Musk.
Megjithse deri tani nuk duhet nëse Elon e ka seriozisht me këtë zgjedhje, kjo nuk ndaloi ndjekësit e tij të nisnin të tentojnë shqiptimin.

Disa nga fansat u shprehën se simbolet i referohen “X Ash Archangel” pasi sipas tyre A-12 i referohet një avioni luftarak të prodhuar nga Lockheed, të quajtur “Archangel” (Krye-engjëll).

Disa opsione të tjera të përmendura ishin Sasha Archangel, Aoife apo Xeo.

Elon e Grimes nuk kanë konfirmuar se cfarë emri do të vendosin, por këngëtarja ka thënë më parë se dëshiron që fëmija të zgjedhë çfarëdo emri apo gjinie të dojë.

Milioneri i lindur në Afrikën e Jugut nisi historinë me këngëtaren e pazakontë gjatë një darke në 2018 dhe ky është fëmija i tyre i parë.

Elon ka gjithashtu pesë fëmijë të tjerë nga marrdhënie të mëparshme: Damian, Griffin, Xavier, Saxon e Kai. Ai ka humbur tragjikisht një fëmijë gjatë lindjes nga sindroma e vdekjes foshnjore.

Burimi: Top Channel