Courtney Stodden ka kopjuar “selfie”-n nudo të Kim Kardashianit.
Modelja postoi në Instagram një foto ku shihet krejtësisht e zhveshur, por me dy strisha të zeza që i mbulojnë pjesët intime, si në rastin e 35-vjeçares Kardashian.
Në komentin shoqërues të fotos, Courtney zbuloi se po punon me një projekt muzikor: “Po punoj për një këngë të re! Do të dalë së shpejti… Dhe nuk gjej asgjë për të veshur, Kim!”
Bukuroshja bjonde shihet me një dorë të mbështetur në gjoks dhe duke kafshuar buzën, në foton që është bërë në tualet.