Basha në Kosovë, takime me zyrtarët e lartë

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka nisur vizitën e tij në Kosovë ditën e enjte me homazhet pranë varrit të ish-Presidentit Ibrahim Rugova, arkitekt i Kosovës së pavarur.

Axhenda e Bashës vijoi me një takim me Presidentin e zgjedhur Hashim Thaçi. Më pas ai u takua me kryeministrin Isa Mustafa e në fund me Presidenten Atifete Jahjaga.

Advertisement

Më tej gjatë ditës, Basha do të takohet me liderët e partive opozitare.