Constance Wu është e para grua aziatike në 44 vite, që nominohet për një çmim “Golden Globe” në kategorinë e “aktores më të mirë kryesore”.
“Crazy Rich Asians” ka mbledhur 238 milionë dollarë nëpër kinematë e botës, që nga premiera e tij në muajin gusht. Ai tregon historinë e një gruaje amerikano-aziatike, që përballet me një shok kulturor, pasi takon familjen ultra të pasur të të dashurit në Singapor.
Por, edhe performanca e Lady Gaga në “A Star is Born” i ka dhënë asaj një nominim për “aktoren më të mirë”.
Bradley Cooper është nominuar po ashtu për regjisurën dhe performancën e tij në muzikalin e rikthyer. Të tjerë emra të njohur, të nominuar në kategori të ndryshme, janë Nicole Kidman, Rosamund Pike, Robert Redford, Emily Blunt, Olivia Colman, Charlize Theron etj.
Çmimet “Golden Globe” janë veçanërisht të rëndësishëm, pasi janë vlerësimet e para të filmit dhe televizionit të çdo viti, e konsiderohen një tregues i besueshëm se cilët filma dhe performanca do të korrin sukses në “Oscars”. /ATA/