Lady Gaga nominohet për trofeun kinematografik “Golden Globe”

Pasi pushtoi botën e muzikës, Lady Gaga synon të bëhet edhe mbretëresha e ekranit të madh. Këngëtarja në fakt është nominuar në ”Golden Globe” si aktorja më e mirë dhe kënga më e mirë origjinale.

Këngëtarja ka arritur kështu një tjetër objektiv të rëndësishëm në botën e kinemasë, pas Oskarit të fituar për këngën më të mirë origjinale të 2016-ës.

Me njoftimin e nominimeve për çmimet ”Golden Globe”, Hollywood nis kështu një rrugëtim të gjatë, i cili do shkojë deri te nata e shumëpritur e çmimeve Oscar. Filmi me më shumë nominime është “Vice- Njeriu në hije”.

Biopsia mbi jetën e ish presidentit amerikan Dick Cheney, konkurron në gjashtë kategori. Me pak fare distancë, i nominuar në pesë kategori është filmi “Ka lindur një yll” me protagonistë Lady Gaga-n dhe Bradley Cooper, me debutimin e saj të parë përballë kamerave të kinemasë.

Pesë kandidatura edhe për “Favoriten” dhe “Green Book”. Direkt më pas, me katër emërime, gjenden “Black-Klansman” i Spike Lee, dhe prodhimi i Disney “Mary Poppins Returns”.

Ndërsa asnjë emërim nuk është dhënë për kinemanë Italiane. “Dogman” i Matteo Garrones nuk ia doli të hyjë në pesëshen e filmit më të mirë të huaj./ATA/