Mick Jagger tradhtohet nga e dashura, lidhet me një biznesmen

Pas gati tre vjetësh së bashku, Mick Jagger dhe Noor Alfallah janë ndarë.  Noor, 23 vjeçe, hoqi dorë nga rrokeri i Rolling Stones, 75 vjeç, për tu lidhur me investitorin dhe filantropin e pasur gjerman, Nicolas Berggruen, 57 vjeç.

Noor dhe Berggruen janë zbuluar fillimisht  në prill, kur ajo ishte e lidhur ende me Mick, por ata nuk e bënë publike romancën e tyre deri në fillim të gushtit kur Noor i bëri gjërat zyrtare me anë të postimit të një fotografie në Instagram.

Advertisement

“Gëzuar ditëlindjen Nicolas! Partneri im në krime”,shkruan ajo në foto. Më pas shton   “Ju uroj  më të mirat dhe jam shumë e lumtur që festoj me ju!”/Shqip/