E ftuar “Në kurthin e Piter Pan” ditën e djeshme, ishte këngëtarja Çiljeta Xhilaga bashkë me të voglin e saj, Fernandon.
Ndër pyetjet për Çiljetën ishte, se pse ajo nuk është martuar ende.
“Nuk më lejon djali. Sa herë ikën nga shtëpia më merr me video dhe më pyet me kë jam”, – ka thënë këngëtarja.
E duke qenë se Fernando ishte atje vetë i pranishëm, nuk mund të mungonte një pyetje nëse ai dëshiron një motër apo vëlla. Ashtu si të gjithë fëmijët, Fernando u përgjigj se do një vëlla të vogël. Por mesa duket kjo gjë nuk është ende në planet e mami Çiljetës, pasi ajo u përgjigj: “Kismet. Duke parë e duke bërë, pse jo? Gjërat janë shkruar nga Zoti. Unë e kam një mrekulli, por nëse Zoti do më bekojë me mrekulli të tjera, pse jo?”.
Më tej Çiljeta ka tshtuar se ajo ka arritur t’i realizojë të gjitha ëndrrat që ka pasur në jetë, megjithatë ëndrra më e madhe që ka bërë realitet është që ka bërë një djalë me shumë dashuri.