Një tjetër bashkëpunim…
Era Rusi dhe Remzie Osmani prekën “Telat e Zemrës”, Skivi dhe Gena sollën “Kijamet”, kurse Luana dhe Bujar Qamili, “Mi dhe flakë mallit tim”. Çfarë kanë të përbashkëta këto bashkëpunime? Një ndërthurje të muzikës pop dhe rap me atë folk.
Sot në emisionin e mëngjesit, “Chaud Patate” në radio ENERGY, u përfol gjithashtu edhe për një tjetër bashkëpunim të tillë. Këtë herë është pikërisht këngëtarja Çiljeta Xhilaga që do të sjellë një projekt të ri me zërin e muzikës popullore, Fatmira Breçani.
Nuk dimë ende se si do titullohet kënga e tyre, por jemi në pritje për më shumë detaje.
Fatmira Breçani ka lindur në Tropojë dhe ka kënduar që në vitet ’70, Fatmira është shquar gjithmonë për zërin e saj të veçantë dhe e ka ngritur në një nivel tjetër pritshmëritë për muzikën patriotike dhe popullore.