Sot është një ditë e veçantë për Çiljetën dhe Fernandon…

Por këngëtarja nuk feston vetëm ditëlindjen e saj sepse në ditën e lindjes solli në jetë edhe djalin, Fernandon. Në këtë ditë të veçantë të saj nuk mund të mungonte edhe urimi i mamasë së këngëtares, e cila zbuloi edhe sa vjeç mbushi sot Çili.

Advertisement

“Të shkruaj për ty zemra mamit duhet një liber i tërë. Si sot e 33 vjet më parë erdhe në jetën tonë dhe na dhe shumë lumturi mbas dy çunave të xhajës tënd erdhe ti vajzë dhe gëzoj gjithë familja duke të vënë dhe emrin nusja xhajës Teuta emrin Ciljeta .Ti je drita e syve të mi .Por ti na dhe nje gëzim akoma më të madh.Na solle në jetë nje princ të vogël Fernandon që zoti e bekoi duke pasur një ditëlindje me ty biri im dhe na lumturoj jetën tonë .Mami babi dhe mami Liria ju urojnë nga shpirti të rroni me qindra vite dhe veç të mira paçi në jetë. Zoti ju bekoftë”, shkruan e ëma e këngëtares.