Justin Bieber ka një hobi të ri.
Këngëtari 22-vjecar me sa duket është futur në botën e librave për ngjyrosje.
Vetë ai ka postuar një foto në Instagram ku tregon një prej “punëve” të veta duke shprehur njëkohësisht edhe pëlqimin e tij për ngjyrosjen.
“Këtë e ngjyrosa unë. U ula për 30 minuta dhe e përfundova, edhe pse unë nuk rri dot ulur për aq gjatë. Kjo po që është arritje. Po, mu deshën 30 minuta ta përfundoj, nuk jam gjë në këtë punë, por mos më gjykoni”, ka shkruar ai.