Një pyetje që të gjithë duan të dinë përgjigjen është ajo nëse do të ketë penalizime për njerëzit të cilët nuk kanë dëshirë ta bëjnë vaksinën. Kemi dëgjuar shumë mendime të ndryshme që nuk do të mund të udhëtojmë apo që vaksina do të jetë me detyrim. Kryeministri Edi Rama dje në intervistën e tij ka dhënë një përgjigje të saktë:
Pyetja: Më parë u tha që personat që do të bëjnë vaksinën do të kenë një certifikatë elektronike që do të hyjë në e-Albania, kjo do të thotë që ata që refuzojnë ndoshta në një të ardhme nuk do të marrin shërbime nga e-Albania?
Rama: Vaksina nuk është e detyrueshme dhe nuk ka se si të ketë pasojë për ata që nuk duan të vaksinohen, nuk ka se si të mos i ofrohen shërbime në e-Albania. Kush nuk do ta bëjë, nuk do ta bëjë. Askush nuk penalizohet, mjekët dhe infermierët nuk kanë për të refuzuar sepse e dinë që kjo nuk është lojë. Kanë qarë për kolegët e tyre. Dhe nuk besoj se do të ketë. Nëse ka ndonjë mjek apo infermier që nuk do të vaksinohet sigurisht që nuk do të ketë pasoja.