LITTLE MIX gati për të publikuar muzikë të re si trio

Lajmi i largimit të Jesy Nelson ishte një goditje e fortë për të gjithë fansat e Little Mix, por me fillimin e vitit 2021 është koha të mendohet për të ardhmen dhe në atë të Leigh-Anne Pinnock, Jade Thirlwall dhe Perrie Edwards që ka në horizont gjëra të mëdha.

Në një intervistë të fundit për The Sun, Leigh-Anne bëri të ditur se Little Mix po punon për muzikë të re, e para e realizuar si treshe. “Ne jemi duke punuar për diçka elektrizuese që të dalë këtë pranverë dhe mezi presim që të gjithë ta dëgjojnë atë”,-  tha ajo. 

Advertisement

Albumi i fundit i grupit Little Mix, publikuar vetëm pak para daljes së Jesy nga grupi është “Confetti”, i publikuar më 6nëntor 2020.

Confetti (Little Mix album) - Wikipedia

Singëlli i ri i vajzave është  “Sweet Melody”, aktualisht numri 1 në renditjet muzikore britanike.