Çiftit Beckham “iu shkojnë dëm” gjithë paratë e shpenzuara për edukimin e fëmijëve

Familja Beckham është duke kaluar pushimet në ishullin Bali të Indonezisë.

E si me pushime, të gjithë janë duke u çliruar nga streset, e sidomos fëmijët që pa lojra nuk mund t’i quajnë pushimet si të tilla.

Advertisement

Ashtu siç ishin për të darkuar në restorant, Brooklyn, Romeo dhe Harper filluan të ngacmonin njëri-tjetrin me lugë në tavolinë. Por mami Victoria, si natyrë perfeksioniste që është, nuk duroi dot dhe i rikujtoi bashkëshortit të saj, David, diçka të rëndësishme.

Ajo e regjistroi skenën dhe e postoi direkt në Instastory ku etiketoi të shoqin duke i thënë: “Sa shumë paguam për edukimin e tyre privat?”.