Çifti i njohur i jep fund lidhjes 2-vjeçare

Sipas TMZ, çifti i njohur i showbizit,  Kylie Jenner dhe Travis Scott i kanë dhënë fund marrëdhënies së tyre.

Reperi dhe Kylie janë gjithashtu prindër të një vajze, Stormi Webster, për të cilën sipas burimeve mësohet se kanë ndarë në mënyrë miqësore kujdestarinë e përbashkët.

Advertisement

Hera e fundit që ata janë parë në shoqërinë e njëri-tjetrit ka qenë në 27 gusht, pikërisht në premierën  e dokumentarit nga Netflix, “Travis Scott: Look mom, I can fly”.

Dyshja  po qëndron në shtëpi të ndara por janë në kontakt të rregullt për hir të vajzës së tyre.  Travis ka lëvizur disa prej sendeve të tij nga shtëpia e përbashkët ku jetonte me Kylien dhe është zhvendosur në rezidencën e tij të re në Hollywood.

/tvklan.al/