Chrissy Teigen mban fjalim në protestën për emigrantët me vogëlushin Miles në krahë (Foto)

“Ne e dashurojmë faktin që historia e Amerikës është shkruar nga njerëz që erdhën nga e gjithë bota për një jetë më të mirë. Të bësh më të mirën për Amerikën nuk do të thotë të ngresh mure për t’i mbajtur njerëzit larg, por të vazhdosh të përqafosh ëndrrën e emigrantëve për t’u bashkuar me kulturën, ekonominë dhe njerëzinë tonë.” -nisi fjalimin Teigen.

Advertisement

Të shtunën, mijëra njerëz u mblodhën për të marshuar në Los Angeles në protestën “Familjet duhet të rrinë bashkë” kundër politikave strikte për emigrantët të administratës së Trump–it.

Ndër protestuesit e shumtë ishte edhe modelja Chrissy Teigen, që u ngjit në podium dhe mbajti fjalimin tepër emocionues. Por më shumë se fjalimi, ishte fakti që modelja mbante në krahë vogëlushin e saj 2-muajsh, Miles.

baby’s first rally. #keepfamiliestogether

A post shared by chrissy teigen (@chrissyteigen) on

“Jam krenare që jam bija e një emigranti.”, tha Chrissy, duke kujtuar edhe njëherë faktin që presidenti Trump e bllokoi nga Twitter për faktin se ajo ishte kundër qeverisjes me zero tolerancë ndaj emigrantëve.

Sigurisht, pranë modeles ishte dhe bashkëshorti i saj, John Legend, i cili bëri thirrje: “Ju nuk mund thjesht të flisni apo të bëni postime për këtë çështje. Duhet të bëni diçka.”

my Donald impression made it to CNN. please add to my wiki

A post shared by chrissy teigen (@chrissyteigen) on