Snapchat drejt falimentimit?
Padyshim që Snapchat-i është një ndër aplikacionet më të preferuara të njerëzve të njohur, dhe jo vetëm. Megjithatë kohet e fundit, pas ndryshimeve të bëra dhe një skandali lidhur me Rihanna-n, mesa duket aplikacioni nuk është aspak në ditë të mira. Ka qenë modelja Chrissy Teigen që ka mbyllur llogarinë e saj dhe s’i ka kursyer aspak kritikat.
“Ndalova së përdoruri Snapchat-in. Përditësimi, ankesat e vazhdueshme të njerëzve që s’mund të më gjenin, për më tepër sondazhi mbi Rihanna-n…jo mirë!”, ka shkruar modelja në Twitter.
I stopped using snap. The update, the constant complaints of people not being able to find me, plus the Rihanna poll…no bueno
— christine teigen (@chrissyteigen) March 24, 2018
E pra, duket se së shpejti aplikacioni do i ketë pisk punët…