Këngëtarja Cher ka shkaktuar shumë zhurmë në SHBA pas anulimit të disa koncerteve për shkak të gjendjes shëndetësore.
Thuhet se Cher është prekur nga sindroma Epstein-Barr, një çrregullim që ndikon në sistemin imunitar dhe i bën njerëzit më të prekshëm nga infeksioni bakterial dhe viral, shkruajnë mediat amerikane. Infeksioni i ka prekur veshkat dhe procesi i shërimit është ngadalësuar tek Cher. Si pasojë e kësaj, këngëtarja ka vendosur të anulojë aktivitetin e saj muzikor. Mediat shkruajnë se nëse Cher nuk bën një transplant atëherë ajo nuk mund të ketë më tepër se tre muaj jetë. 68-vjeçarja Cher kishte planifikuar një sërë koncertesh ku do të performonte disa nga këngët më të njohura, por mesa duket koha kur do t’a shohim sërish në skenë nuk do të jetë e afërt.