Në prag të festave, së bashku me gazetarët

Kryeministri Edi Rama ka organizuar pritjen e fundvitit me gazetarët, ku ishin ata të cilët fillimisht flisnin dhe shprehnin mendimet e tyre për veprimtarinë e qeverisë këtë vit.

Me një model të marrë shembull nga pritja e gazetarëve që presidenti Obama bën në Shtëpinë e Bardhë, kryeministri Rama u shpreh se, “është privilegj që të kesh një detyrë si e imja që të jep mundësinë fatlume që në prag të Krishtlindjeve të kesh një darkë si kjo me njerëz që të kanë quajtur rrezik diktatorial, frikacak madje dhe pamoral”. Mes humorit, kryeministri u shpreh se sot mungojnë në këtë mbrëmje vetëm ata që nuk kanë dashur të jenë, ndërsa është shprehur se i ka munguar prania e Fahri Balliut. “Por sidoqoftë askush prej jush nuk mungon se është në burg, s’ka për ti gjetur gjë vetëm nëse nuk paguajnë energjinë”. “Unë nuk kam frikë ta them që jam i lumtur me ju këtu, ndërsa shumë prej jush keni frikë ta thoni që jeni të lumtur me mua këtu”, tha Rama.

Advertisement