Sot në emisionin më energjik të mëngjesit “Chaud Patate” në Radio NRG, ishte i ftuar këngëtari Ernest Duka, që me emrin e artit njihet si Stine.

Gjatë intervistës interesante, ku Stine tregoi se ishte një artist sa i talentuar aq edhe modest, një moment i veçantë e emocionoi atë së tepërmi. Në redaksinë e ENERGY Radio mbërrin një letër surprizë nga një fanse e tij, e cila shkruante me plot sinqeritet sa shumë e vlerëson atë.

Advertisement

“Ehh, nuk kam fjalë ta përshkruaj këtë këngëtar, por do të mundohem të shkruaj diçka për ty Stine. Je një këngëtar shumë i mirë, me një vokal brilant dhe unik. Jam rritur me këngët e tua dhe ndihem e lumtur për këtë gjë. Kënga e parë që më rrëmbeu të isha fanse e jotja ishte kënga “Ishe ti”. Kur e dëgjova për herë të parë thashë, wow çfarë kënge, çfarë zëri paska ky, çfarë emocioni të përcjell me zërin e tij dhe që prej asaj dite une u bëra fanse e jotja dhe vazhdoj akoma të jem. Çdo ditë dëgjoj kënget e tua…nga e para tek e fundit. Të gjitha këngët më prekin dhe shpeshhere e gjej veten time aty. Mund të përmend këngët “Besoja”, “Nëse Vjen” dhe “Ma more Zemrën”, nëse do më pyeste dikush cila është kënga më e bukur e Stines. Në fakt s’do kisha kohë të mendoja, sepse të gjitha janë të bukura, të veçanta në stilin e tyre…

Momenti më i veshtirë ka qenë kur s’po duroja më takoja Stinen. Kisha 8 vite që isha fansja e tij dhe se kisha takuar asnjëherë.
Kisha 8 vite qe isha fanse e jotja, dëshiroja shumë që të të takoja, por nuk mundesha, e ngushëllohesha duke dëgjuar të gjitha këngët e tua me shpresën se një ditë do të të takoja ty, idhullin tim. Prita shumë, shumë vite, por ia vlejti, sië është dhe shprehja “I duruari, i fituari”, kështu ndodhi dhe me mua. Këngëtari im Stine, po, po, Stine, më bëri fansen më të lumtur në botë, më bëri surprizën më të bukur që as nuk do e imagjinoja ndonjëherë në jetën time, as në ëndërr ta shihja…

Kisha mbrëmjen e maturës dhe mendova, pse jo, ta ftoj Stinen dhe ia bëra kërkesen. E ftova që të vinte edhe pse nuk e kisha takuar ndonjëhere, kisha kontakte me të dhe ai e dinte që une isha fanse e tij, e me tha se do mundohej të vinte. Erdhi dita e shumëpritur, isha në ankth gjithë ditën me idenë se Stine do vinte apo jo. Filloi mbrëmja, orët po kalonin dhe Stine s’dukej gjëkundi, por në momentin më të bukur, teksa kërceja këngën e tij, më vjen një sms në telefon dhe ishte pikërisht ai.

Teksa më thotë që kam ardhur, “te lutem dil pak jashtë të të takoj”,-O zot! U shokova, thashë nuk ka mundësi, nuk është e vërtetë, jam në endërr, por jo, isha në realitet. Stine ishte aty, ishte për mua. Ishte një emocion i papërshkreshëm, ngela pa fjalë… Kur e thërrita me të madhe: “Stineeee!”, me dukej akoma ëndërr edhe pse e kisha aty pranë. Ishte një natë që kurrë s’do e harroj në jetën time. Ëndrra ime u bë realitet, e takova idhullin tim dhe sigurisht, moemente shumë të bukura Stine i dhuroi teksa këndonte aty…

Të jam shumë mirnjohëse dhe shumë faleminderit nga zemra që ma bëre ëndrrën realitet. Je një super këngëtar. Këtë që bërë ti, s’besoj se do e bënte dikush tjetër. Je këngëtari më i mirë në botë, number one! Jam krenare që jam një fanse e jotja. Do të të mbështes në çdo hap tëndin. Këtë letër e shkrojta për të të falenderuar publikisht se e meriton. Te dua shumë!”, shkruhej në letrën të cilën Flori e lexoi për të gjithë ne dhe veçanërisht për Stinen, i cili i buzëqeshur u shpreh se iu duk si një përrallë.