“Chaud Patate”, emisioni më i ri i mëngjesit në Energy Radio, ju thotë “mirëmëngjes” në një mënyrë të veçantë dhe me shumë energji pozitive.
Flori, Rudina dhe Suada do t’ju zgjojnë çdo mëngjes në orën 8:00 dhe do ju lenë të lirë në rutinën tuaj të përditshme në orën 11:00. Nëse keni ndjekur puntatën e djeshme, me siguri keni dëgjuar që një prurje e veçantë janë dhe lidhjet direkte në telefon ose video me disa personazhe të famshëm.
Një ndër ta ishte ishte këngëtari Jon Tarifa ditën e djeshme, kurse sot gjumashja Ana Lika, për të folur pak rreth finales së emisionit që transmetohet në TV Klan, “Dance With Me”.
“Jam gdhirë me flokë portokalli”, ka nisur telefonatën Ana me pretekstin se kishte nevojë për një ndryshim dhe se ky nuk ishte një sugjerim nga regjisorja Vera Grabocka, pasi ajo merr këshilla vetëm nga një person i veçantë.
Ajo që na kuriozoi të gjithëve më shumë ishte fakti që “Dance With Me” nuk u transmetua ditën e djeshme, por në vend të tij, ishte “Opinion” nga Blendi Fevziu, por do transmetohet më 25 dhjetor, pikërisht për Krishtlindje. “U shty për sherrin a debatin që ndodhi dje në kuvend”, u shpreh Lika.
E duke qëndruar këtu, mbrëmë ka qarkulluar një video ku tregohet se “DWM” nuk do transmetohej live pasi fituesja duket se është shpallur Xhensila Pere. Sigurisht moderatorët tanë shprehën hapur se për ta, fituesja duhej të ishte pikërisht Lika, por ajo e bëri të qartë duke thënë: “Unë nuk kam qënë kurrë fituesja e DWM dhe nuk do të jem fituesja e këtij spektakli!
E pas këtij spektakli, ku aktorja dhe balerina ka punuar, çdo ditë të javës, ku mund ta shohim sërish? “Dua të bëj një emision si Opinioni”, u shpreh ajo me shaka, “Kam dy vjet që kërkoj ta nxjerr Fevziun nga tregu se është shumë serioz”, duke lenë të kuputohet se shumë shpejt do ta shohim atë si moderatore të një programi televiziv.
E pyetur gjithashtu nga moderatorët e NRG për lidhjen e saj shoqërore me Rudina Dembacaj, që për më tepër e dashuron aq shumë, Ana e përkufizoi: “Më është bërë si sëmundje e butë”. Ajo ka thënë gjithashtu se me Rudinën mund të luajnë edhe ndonjë film ose teatër.